Partia Demokratike denoncoi Bashkitë ne Tiranës si simbol të dështimit financiar dhe mungesës së transparencës. përmes një deklarate për shtyp nënkryetari I këshillit Bashkiak, Dorian Teliti tha se kryeqyteti sot është pasqyra më e qartë e një qeverisje vendore të degraduar, të kapur nga interesa të ngushta, ku mungon transparenca. Ai pohoi se bashkia po përballet tani me një krizë të rëndë financiare dhe buxhetore pasi dështoi në menaxhimin e territorit duke lejuar ndërtimet pa leje.