“Unë kam thënë para pak ditësh që jo të gjithë i ka bërë të kënaqur, faktin që minimalisht 30 përqind e punonjësve në Bashkinë e Tiranës do të vijnë nga radhët e të rinjve”. Kështu u shpreh kandidati për kreun e Bashkisë së Tiranës nga radhët e opozitës, Belind Këlliçi, duke paralajmëruar spastrim ndër punonjësit e administratës së kësaj Bashkie. Deklarata u bë gjatë një takimi që kandidati për të qenë qytetari i parë i Kryeqytetit, Belind Këlliçi i shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, kishte në selinë e PD me të rinjë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.