Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bulqizë është shoqëruar me tensione, pasi banorët e Gjoricës së Poshtme kanë ndërhyrë në sallë, duke kundërshtuan projektet për shfrytëzimin e tokave pyjore dhe kullosore për impiante fotovoltaike. Banorët u shprehën se këto projekte dëmtojnë drejtpërdrejt ekonomitë dhe jetët e tyre, pasi prekin kullotat e përbashkëta dhe aktivitetet bujqësore. Sipas tyre, humbja e këtyre sipërfaqeve do të sillte pasoja të rënda ekonomike dhe sociale për komunitetin.