Kryeministri Edi Rama nga Shiroka akuzoi Bashkinë e Shkodrës se ka bllokuar investimet e qeverisë, duke vonuar shumë prej tyre me burokraci të ndryshme. Deklaratën e bëri gjatë një takimi elektoral, teksa si shembull mori rrugën Shkodër-Velipojë. Edi Rama akuzoi nga Malësia e Madhe ish-kryeministrin Sali Berisha se po fut përçarje fetare mes shqiptarëve. Ndëkohë theksoi se Malësia ka pësuar ndryshim total falë qeverisë socialiste dhe bashkisë.