Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës shpërndau çanta dhe mjete shkollore për fëmijët në vështirësi ekonomike. Nënkryetari, Blendi Sulaj u ndal në qendrën komunitare multidisiplinare, për të shpërndarë mjetet shkollore, nga ku u shpreh se janë marrë të gjitha masat për të garantuar mirëqënien dhe sigurinë e fëmijëve në shkolla.