Top News – Bashkëshorti vret gruan 54-vjeçare/ 61-vjeçari po pastronte në shtëpi armën tip pistoletë
22/08/2022 10:00

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar këtë të dielë në Mirditë, ku 54-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë. Sipas Policisë, 61-vjeçari Paulin Paçuku, teksa pastronte armën e tij tip pistoletë, ka shtënë në mënyrë të paqëllimtë, duke goditur bashkëshorten Vitore Paçuku, 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve ka humbur jetën.