Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me vrasjen e Egli Pashollarit pak ditë më parë në rrugën Kongresi I Lushnjës në Tiranë, ku u godit me thikë nga Gazment Buçpapaj pas një konflikti. Në dëshminë e dhënë në polici bashkëshortja e Buçpapës tregoi se pasi mbylli punën të premten, hipi në makinën e bashkëshortit , por gjatë lëvizjes, një automjet ngjyrë gri u kishte bllokuar rrugën. Ajo tha se Gazmenti i kishte rënë borisë për ta sinjalizuar të lëvizë, por shoferi i mjetit i kishte ofenduar me fjalë të rënda. Por situate u përshkalëzua pak minuta më pas. Egli Pashollari pasi lëvizi, sipas saj, pak metra para makinën ndaloi sërish. Dhe në momentin që bashkëshorti I saj I kishte rënë sërish borisë, ai kishte zbritur me tre persona ku dhe nisi konflikti.