Familja Rrapaj në fshatin Kuman të Roskovecit ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë së rëndë, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj vrau me armë gjahu bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj 75 vjeçe, dhe më pas u vetëvra me po të njëjtën armë zjarri. Sipas burimeve, ceremonia mortore për dy viktimat do të zhvillohet e ndarë. Trupi i pajetë i Dashuri Rrapajt do të përcillet për në banesën e fundit në vendlindjen e saj në Allambreas të Beratit. Ndërkohë, Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit, pasi trupi i tij nuk është tërhequr deri më tani nga familjarët.