Në oborrin e një shtëpie në komunën e Zveçanit është hedhur një mjet shpërthyes, në orët e para të së enjtes dhe si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. “Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore", ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zherovnicë. Dragan Mllagjoviç konfirmoi ndërkohë se një bombë u hodh në oborrin e shtëpisë së tij në orën 02:34 të mëngjesit.