Vizita e parë zyrtare e ministrit të mbrojtjes, Pirro Vengu ishte Kosova ku u prit nga kryeministri Albin Kurti dhe homologu i tij, Ejup Maqendonci. Biseda me Kurtin u cilësua e hapur dhe miqësore nga ministri Vengu, dhe pati në fokus forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes dhe ndërveprimin me aleatët. Dy ministrat e mbrojtes, në një konferencë të përbashkët për shtyp vlerësuan mundësinë e thellimit të bashkëpunimit. Pirro Vëngu u shpreh se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të konkludojë në njohjen e ndërsjelltë.