Dhoma e Tregtisë e Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me homologët në Turqi, me në fokus zbutjen e hendekut mes importeve dhe eksporteve dhe rritjen e investimeve nga Turqia. Kryetari i dhomës së tregtisë, Nikolin Jaka nënvizoi marrëdhëniet historikisht të mira të bashkëpunimit me Turqinë, teksa u shpreh se po punohet për uljen e deficitit tregtar.