Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka ndërmarrë iniciativën e bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet lokale në shërbim të komuniteti në të gjitha fushat e përbashkëta, por edhe projekte specifike që zhvillojnë shoqërinë, ndihmojnë për integrimin në bashkimin europian me fokus veccanërisht të rinjtë. Ky është edhe qëllimi kryesor i nënshkrimit të marrëvshjeve të bashkëpunimit me dy prej Bashkive më të mëdha në qarkun e Tiranëss sicc janë ajo e Vorës dhe e Kamzës. Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Adrian Civici firmosi memorandumin fillimisht me kryetarin e Bashkisë së Vorës, Blerim SHERA dhe më tej me atë të Kamzës, Rakip Suli. Më herët dy kryebashkiakët u pritën në një takim edhe nga Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik Anastas Angjeli.