Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Next”, i zhvilluar rreth një vit më parë. Bashkautor për kultivim të kanabisit, në brendësi të një magazine dhe buzë lumit Drin, ndalohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim. Si rezultat i këtij operacioni, u zbulua një magazinë në fshatin Gocaj ku kultivohej cannabis sativa, si dhe u sekuestruan fidanë në kubikë, bimë në proces tharjeje, bimë të kultivuara në tokë dhe lëndë narkotike në trajtë boçeje.