Partia Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e fakteve që sipas tyre vërtetojnë atë që e quajnë si farsë elektorale. Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Dibrën, Ismail Uka, shprehet se manipulimi i zgjedhjeve ka filluar para 14 majit, me presione e forma të ndryshme. Ai hodhi akuza edhe drejtuar drejtueses politike të PS për Dibrën.