Lulzim Basha vijon turin e takimeve në jug të Shqipërisë, në kuadër të zgjedhjeve për kreun e ri të Partisë Demokratike, që janë planifikuar të mbahen më 29 korrik. Pas Vlorës e Sarandës të dielën, Basha u ndal pasditen e të hënës në qytetin e Gjirokastrës, ku në takim me simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike, shpalosi vizionin për t’u dhënë forcë e pushtet qytetarëve.