Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti këtë të enjte në një takim në selinë blu zyrtarë të Senatit Amerikan. Në një dalje për mediet, Basha u shpreh se në qendër të bisedës ishin kthimi i Shqipërisë në shinat e demokracisë pas asaj që ai e quan masakra zgjedhore e 25 prillit.