Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas takimit në Selinë Blu, me shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR Urszula Gacek, duke thënë se i bëri të qartë ambasadores së raporti i OSBE-ODIHR tregoi qartë se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore. Bashë më tej ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama duke thënë se vrau demokracinë në Shqipëri dhe shteti u bë njësh me partinë. Më tej Basha e ka krahasuar qeverisjen e Ramës si ajo e Lukashenkos në Bjellorusi.