Kryetari i PD-së Lulzim Basha me një mesazh në facebook ka kujtuar 47-vjetorin e revoltës në burgun e Spaçit. Ai shkruan se ato 3 ditë lirie e tronditën nga themelet Sigurimin e Shtetit, aty u thirr për herë të parë me zë të lartë se Shqipëria do të bëhej si Europa. Burrat që kryen revoltat e Spaçit dhe të Qafë-Barit janë një frymëzim se kauzat fitojnë, edhe nëse ato kanë kundër falanga të armatosura, shkruan Basha.