‘Betejë të pabarabartë’ i ka cilësuar Lulzim Basha zgjedhjet e 25 Prillit, në takimin me demokratët e Lezhës. Në fjalën e tij Lulzim Basha vijon retorikën e mos njohjes së rezultateve të zgjedhjeve, duke sjellë në fokus skemën e blerjes së votave nga ato që ai i ka cilësuar bandat e krimit të zgjedhjeve. Në një situatë ku aktorë të polikës nga selia blu kanë kërkuar më herët dorëheqjen e Bashës nga posti i kryetarit të partisë si një shenjë përgjegjësie për humbjet e zgjedhjeve, Basha ka zgjedhur të shfajësohet përballë demokratëve duke u shafqur mirëpritës i kritikave konstruktive.