Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me akuzat që e Berishës dhe zyrtarëve të tjerë demokratë, që e konsiderojnë si vegël të kryeministrit Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Basha sjell në vëmendje një pjesë nga fjala e tij në takimin e një dite më parë, teksa thekson se “Sulmet, mashtrimet, baltosja janë alibia për të mbrojtur pushtetin politik dhe për të penguar ndryshimin.”