Lulzim Basha nuk pranoi tu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për situatën aktuale politike. Sipas tij asnjë interes personal nuk mund të vendosë mbi axhendën e opozitës. “Nuk kam ndërmend të ushqej lajmet me telenovelat e vjetra dy vjeçare. Ajo që njerëzit presin nga ne nuk është t’i gjejmë punë vetes si deputetë. Ajo që duhet të na bashkojë edhe interesi i qytetarëve. I pyetur disa herë se përse nuk merr pjesë në protestat për komisionet hetimore, Basha i konsideroi këto të fundit si një teatër.