Ish-kryedemokrati, Lulzim Basha, komentoi zhvillimet nga SPAK në drejtim të gjykimit të 21 janarit. Ai u shpreh se nuk trembet drejtësisë, pasi nuk ka vepruar asnjëherë në shkelje të saj. Duke u ndalur tek vendimi i Apelit ndaj ish-deputeti Ervin Salianji, ai e kosnideroi si një vendim absurd, të marrë nga e njëjta trupë gjyqësore që i dha vulën Berishës. Një koment e pati edhe për arrestimin e Metës, ku shprehu mbështetjen ndaj SPAK, por kritikoi formën e arrestimit.