Lulzim Basha duket se ka nisur një tur takimesh me emigrantët. Turin e ka nisur nga Italia, ku njoftoi se të shtunën do të zhvillojë një takim me bashkëatdhetarët e zonës së Desias. PD thotë se në këto takime, Basha do të ketë mundësi të bashkëbisedojë me shqiptarët që jetojnë në këtë rajon mbi problematikat e tyre dhe sidomos për propozimin e PD për votën e diasporës. Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, Basha fton qytetarët që t’i bashkohen në këtë takim.