Lulzim Basha u paraqit këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Ish-kreu demorkat u paraqit gjatë orëve të pasdites ndërsa nuk shoqërohej me avokat. Ai mësohet se u thirr nga prkurori Alfred Shehu në cilësinë e personit që ka dijeni për dosjen e ’21 Janarit”. Basha qëndroi për më shumë se një orë në ambientet e brendshme të SPAK ku dha shpjegime për këtë çështje. Në dalje ai nuk dha shumë detaje.