Kreu i PD-së, Lulzim Basha u ka bërë thirrje demokratëve që të mos turbullohen nga hijet e së shkuiarës, duke nënkuptuar Sali Berishën. Sipas tij të drejtat themelore të demokratëve janë të paprekshme. Bashës i është mbështetur nga Enkelejd Abileaj, Orjola Pampuri, Arbri Agalliu, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi dhe të tjerë. Duke i dhënë një përgjigje në distancë Berishës, kryedemokrati Basha përmendi interesat personave të ish-kryeministrit dhe atyre që e shoqërojnë atë.