Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me gra të qytetit të Vlorës. PD zyrtare njofton se Basha dëgjoi problemet e tyre, për çmimet e papërballueshme, për taksat që godasin dhe varfërojnë shtresen e mesme, për familjet që mpaken dita-ditës për shkak të emigrimit masiv dhe për korrupsionin që vret garën e lirë dhe konkurrencën.