Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare , Lulzim Basha, mblodhi të shtunën këshilltarët e bashkiakë të forcës politike që ai drejton. Gjatë fjalës së tij, Basha kërkoi që këshilltarët e tij bashkiakë të denoncojnë çdo shkelje e aferë korruptive të bashkive e kryetarëve të tyre. Po ashtu ai nuk la pa sulmuar as edhe kryeministrin Edi Rama, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-Presidentin Ilir Meta, për të cilët u shpreh se për interesa personale nuk lejojnë vendin të ecë para. Sipas tij në lojë janë miliarda eruo.