Kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha mbajti një bashkëbisedim me gazetarët, ku ndër të tjera deklaroi se forca e tij politike do të qëndrojë e frotë përballë kujtdo që do të provojë të kontrollojë institucionet edrejtësisë. Duke vlerësuar SPAK-un si hallkën e vetme që funksionon, Basha ka dënuar sulmet ndaj tij dhe tentativat për ta vënë nën kontroll, qofshin këto edhe nga qeveria.