Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka nxitur përsëri debatet dhe deklaratat kundërshtueste e përçarëse brenda partisë ndaj kryedemokratit Basha. Një nga krtikët më të ashpër të Bashës, njëherazi edhe ish sekretar i përgjithshëm i kësaj force politike, Arben Ristani e ka cilësuar kuvendimin e një dite më parë një fshehje nga e vërteta e cila nuk krijon një alternativë të besueshme për qytetarët. Në postimin e tij në Facebook, Ristani ka nënvizuar se demokratët nuk gjetën kurrë forcën të analizojnë veten, por në shtatë orën kuvend arritën të analizojnë vetëm fitoren e kundërshtarit.