Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që drejtësia të hetojë të shpallurit non-grata nga Departmaneti Amerikan i Shtetit, përfshirë këtu edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një prononcim për mediat, para Kuvendit, Basha tha se drejtësia duhet të kishte nisur hetimet që në momentin që akuzat ndaj personave të shpallur non-grata janë bërë publike, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si kryeministri Edi Rama.