Pas përfundimit të mbledhjes, deputeti Gazment Bardhi ka folur për gazetarët, duke u ndalur te rezoluta e PE-së. Ndërkohë sa i takon Komisionit të Reformës Zgjedhore i cili pritet të mblidhet ditën e premte, ai tha se konsideroi këtë si një farsë nga ata që sipas tij bllokuan komisionin për 22 muaj me radhë.