Gara për të drejtuar Partinë Demokratike në zgjedhet e 13 qershorit po vjen duke u bërë më e ashpër dhe e fortë. Pas një turi prej dy javësh nga veriu në jug, këtë të hënë kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka ndaluar në Shkodër, Pukë, Malësi të Madhe dhe në Vaun e Dejës, ku ka takuar demokratët në këto zona. Gjatë takimit në qarkun e Shkodrës, Basha ka deklaruar se zgjedhjet e 25 prillit, nuk kanë qenë të rregullt, përkundrazi, ai e cilëson një masakër elektorale.