Ish-kryedemokrati, tashmë drejtues i grupimit Demokratët Euroatlantikë, i ftuar në emisionin Breaking në Top Neës, nuk i kurseu akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij. Ai akuzoi demokratët përkrahës të Berishës e Gazment Bardhit se për shkak të interesave personale bashkuan votat kundër SPAK dhe për mbylljen e listave. Për këtë ai i sfidoi duke u shprehur se ai do të garojë në zgjedhjet e 2025 në listë të hapur.