Lulzim Basha është shkëputur nga fushata për rimarrjen e kryesimit të Partisë Demokratike dhe në të njëjtin reagim ku përmend kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt flet si kryetar partie. Basha thotë se rënia e Ahmetajt është produkt i denoncimeve dhe këmbënguljes së Partisë Demokratike, pavarësisht se Sali Berisha hamendësoi në konferencën e kësaj jave për shtyp për bashkëpunim mes Bashës dhe Ahmetajt.