Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se pas 33 viteteve pluralizëm, shumica e shqiptarëve në vend jetojnë në një gjendje të mjerueshme ekonomike, teksa shtoi se krimi dhe korrupsioni kanë pushtuar vendin. Në festën e 33 vjetorit të themelimit të kësaj force politike, kryedemokati akuzoi kryeministrin Edi Rama, si shkaktar të gjendjes në të cilën ndodhet vendi, duke shtuar se deputetët e parlamentit janë kukulla të kreut të qeverisë.