Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, Arjan Ndoja ka reaguar pas kallëzimit të bërë në SPAK nga Lulzim Basha, që e akuzon atë për presion ndaj zgjedhësve për të mbledhur vota më 11 maj. Ndoja thotë se gjatë të gjithë jetës së tij, marrëdhëniet me njerëzit i ka ndërtuar vetëm përmes punës, dialogut, respektit dhe mirëkuptimit.