Përçarja në Partinë Demokratike ka marrë të tjera përmasa, pas seancës së parë të Kuvendit ditën e hënë. Gazment Bardhi ka thirrur një mbledhje të të gjithë deputetëve që kanë dalë nga listat e PD-së në zgjedhjet e prillit 2021. Berisha dhe mbështetësit e tij të Foltores kanë premtuar pjesëmarrjen. Mbledhja është thirrur në orën 12:00, ndërsa një orë më parë, Lulzim Basha i paraprin me një takim me kolegjin e kryetarëve të partisë.