Rënia e ndjeshme e numrit të anëtarëve me të drejtë vote në Partinë Demokratike ka shkaktuar edhe një debat në distancë mes ish-kryetarit, Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhit. Basha shkroi në faqen e tij në Facebook, se detyra e Partisë Demokratike është t’i kthehet aleancës me ndërkombëtarët dhe premtoi ndarjen e menjëhershme të të ardhmes nga e shkuara, duke theksuar se demokratët nuk mund të mbeten peng i halleve personale të politikanëve të korruptuar e inkriminuar.