Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Ai tha se ishte vendimi më i vështirë që kishte marrë ndonjëherë. “PD dhe grupi parlamentar i PD nuk duhet të përfshihet, deri në përfundimin e kërkesës për transparencë dhe zbardhjes së kësaj çështje, zoti Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD”, tha Basha.