Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike, këtë të enjte, i dha ultimatumin e fundit Lulzim Bashës, duke i lënë 10 ditë afat për të liruar zyrën e kryetarit të selisë blu. Në një deklaratë për mediat, Belind Këlliçi bëri publike letrën drejtuar Lulzim Bashës, ku komunikohen vendimet e Kuvendit të 11 Dhjetorit dhe Referendumit të 18 Dhjetorit. Letër e cila, siç bëri me dije Këlliçi, i është dërguar nëpërmjet postës elektronike Bashës duke i kërkuar të lirojë sa më parë zyrën e kryetarit, në përputhje me vendimin e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga anëtarësia.