Dëshmitë e para në procesin e Gërdecit para gjykatës së posaçme kanë zbardhur detaje të reja që mund të çojnë organet e drejtësisë drejt gjetjes së shkakut të vërtetë të shpërthimit që mori jetën e 26 personave dhe plagosi mbi 300 të tjerë në ngjarjen tragjike të 15 marsit 2008. Para gjykatës dëshmuan rojet e fabrikës së demontimit, punonjës dhe të afërm të tyre. Në dëshmitë e tyre ata rrëfyen se punonin në të zezë, pa kontrata të rregullta pune, ndërsa më interesantja ishte dëshmia e Fejzi Shehut, roje zëvendësues në objekt.