Debati mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit për kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike u përshkallëzua këtë të enjte. Gjithçka nisi kur nga foltorja e Kuvendit, Lulzim Basha iu drejtua kryetares, Lindita Nikolla që ta njihte si kryetar të grupit parlamentar të partisë, duke pasqyruar edhe në parlament ndryshimet që u ndërmorrën në kuvendin kombëtar të thirrur më 2 shtator.