Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi pretendon se dosja për të cilën u arrestua kryeprokuroi I Vlorës Radovan Çela ajo e ‘Toyota Auris’ nuk po hetohet e plotë nga SPAK pasi në të janë të përfshirë politikanë dhe dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme antikorupson por dhe komisionerja e vettingut si dhe ish-gjyqtarë të tjerë. Drejtësia selektive, thotë Bardhi. që merr në mbrojtje disa prokurorë, në emër të vëllazërisë institucionale apo lidhjeve të forta politike, rrënon në mënyrë përfundimtare besimin e publikut tek SPAK.