Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e regjistruar në zgjedhjet e 14 majit. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Bardhi i është përgjigjur Celibashit, se nuk do të ketë asnjë dokumentacion shtesë, pasi sipas tij ai është dorëzuar i plotë në KQZ.