Për herë të dytë brenda një muaji, të majtët kërkojnë të përjashtohet Gazment Bardhi nga Kuvendi. Pas seancës së 16 tetorit, socialistët depozituan një kërkesë për përjashtimin me 30 ditë të Bardhit nga punimet parlamentare. Sekretariati i etikës, pritet të mblidhet ditën e hënë, në orën 9:30 për të marrë në shqyrtim kërkesën që mban firmën e 14 deputetëve të majtë.