Hapat për bashkimin e Partisë DEmokratike dhe unifikimin e aksionit opozitar në parlament sa vijnë e forcohen, teksa së fundmi Gazment Bardhi, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të PD, ka kërkuar rikthimin e Oerd Bylykbashit në grup. Në shkresën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë Bardhi ndër të tjera shkruan: “Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ju njoftoj se në mbledhjen e grupit parlamentar të dates 19 shtator 2023, është vendosur revokimi I vendimit të grupit parlamentar të dates 15 janar 2022, ndaj deputetit Oerd Bylykbashi”.