Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi foli për Top News, ku komentoi situatën brenda partisë, në kulmin e debateve për riorganizimin e saj, që kanë përçarë kryesinë. Bardhi tha se partia i është nënshtruar një procesi nga i cili synon të dalë më e fortë dhe më e besueshme. Ai refuzoi të komentojë një kandidim të mundshëm të Lulzim Bashës, teksa theksoi se është e drejta e gjithkujt të ketë ambicie dhe se me rëndësi të madhe është respektimi i statutit të Partisë Demokratike.