Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në nisje të takimeve të përbashkëta nga Qarku i shkodrës, njohu zyrtarisht Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike. Sipas tij, ai është zgjedhur me votat e shumicës së demokratëve dhe i bëri thirrje edhe gjykatës që ta njohë.