Kreu I grupit parlamentar Gazment Bardhi, I shoqëruar edhe nga nënkryetari I PD-së së Rithemelimit, njëherësh nënkryetar I Kuvendit nga opozita, Agron Gjekmarkaj, ka nisur vizitën zyrtare në Bundestagun gjerman. Këtë të mërkurë Bardhi e Gjekmarkaj kanë takuar kreun e grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, Josip Juratoviç dhe zëvendësin e tij Tomas Haker.