Sali Berisha dhe Gazment Bardhi janë në një linjë kur deklarojnë se votimi i Endrit Shabanit si Avokat Populli me firmat e opozitës dhe me votën e mazhorancës është i paligjshëm, por dallojnë sa i përket rrugës që do të ndjekë opozita për të kundërshtuar këtë paligjshmëri, sipas saj. I pari përjashtoi dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. I dyti paralajmëroi kallëzim penal për kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi për falsifikim dokumentacionesh.